Mbahet takimi për finalizimin e Dokumentit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë

Mbahet takimi për finalizimin e Dokumentit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë

Krijuar në datën 05/07/2025

Prishtinë, 07.05.2025.

Në objektin e AME-së, është zhvilluar takim pune me Grupin Punues për hartimin e Dokumentit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në nivel vendi.

Takimin e hapi me një fjalë përshëndetëse Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Genc Metaj, i cili falënderoi përfaqësuesit e institucioneve për kontributin e dhënë deri më tani dhe i inkurajoi për angazhim të mëtejshëm në fazën përfundimtare të procesit.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat aktuale dhe hapat e nevojshëm për finalizimin dhe procesimin e dokumentit, me theks të veçantë në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.